Irak, kapet terroristi i DEASH-it i njohur si “guvernatori i Bagdadit”

Ministria e Mbrojtjes së Irakut njoftoi se ka arrestuar një nga figurat e rangut të lartë të organizatës terroriste DEASH, i njohur si “Guvernatori i Bagdadit”.

Njësia e Sigurisë Kombëtare, pranë Qeverisë së Irakut, kreu një operacion në tre provinca me synimin për të kapur të ashtuquajturin “guvernator të DEASH-it për Bagdadin”, sipas një deklarate nga rrjeti medial i sigurisë.

Thuhet se personi i cili është i njohur si një nga figurat udhëheqëse të DEASH-it, emri i të cilit nuk u përmend, pranoi se ka drejtuar një numër sulmesh terroriste ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë dhe se ishte duke përgatitur sulm në kryeqytetin, Bagdad.

Në muajt e fundit, terroristët e DEASH-it kanë intensifikuar aktivitetet terroriste dhe sulmet në Irak, veçanërisht në zonën midis Kirkukut, Saladinit dhe Diyalas, i njohur si “Trekëndëshi i Vdekjes”.

Megjithëse autoritetet irakiane shpallën fitoren mbi terroristët e DEASH-it në vitin 2017, të ashtuquajturat “celulat e heshtura” terroriste janë akoma aktive në disa periferi të Irakut dhe paraqesin kërcënim të vazhdueshëm ndaj sigurisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *