Irak, koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja shkatërroi 39 strehimore të DEASH-it

Gjatë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër organizatës terroriste DEASH, i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krahinën irakiane Ninova u shkatërruan 39 strehimore, të cilat i kanë përdorur pjesëtarët e DEASH-it.

Në njoftimin e Ministrisë irakiane të Mbrojtjes theksohet se avionët e koalicionit kryen sulme mbi bastionet terroriste të DEASH-it në Ninova, dhe se janë kryer në koordinim me Komandën e përbashkët operative të ushtrisë irakiane.

Theksohet se janë shkatërruar së paku 39 bastione të cilat i kanë përdorur terroristët e DEASH-it.

Gjatë vitit 2017, Iraku shpalli fitore mbi organizatën terroriste DEASH, duke çliruar territorin e tij, ku një e treta ishte nën pushtim.

Organizata terroriste DEASH ende ka celula në zona të mëdha të Irakut dhe herë pas here kryen sulme. Ushtria irakiane vazhdon të kryejë operacione të shpeshta kundër organizatave terroriste në këto pjesë të vendit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *