Irak/ Kryeministri i Irakut al-Kadhimi, ia ka dalë t’i shpëtojë një atentati. Sulmi në banesën e tij në Bagdad

Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi ka thënë se ka shpëtuar i padëmtuar pas një sulmi në shtëpinë e tij në kryeqytetin Bagdad.

Zyrtarët thanë se rezidenca e tij në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte shënjestruar nga një dron i ngarkuar me eksploziv, në një tentativë të supozuar për vrasje.

Raportet e mëparshme të mediave thanë se zoti al-Kadhimi ishte dërguar në spital. Në një postim në Twitter, ai bëri thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë, për hir të Irakut”.

Zyrtarët thanë se të paktën gjashtë persona nga detaji i sigurisë së kryeministrit u plagosën. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, në një zonë të qytetit ku ka shumë ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.

SHBA e ka dënuar incidentin dhe ka ofruar ndihmën e saj me hetimin. “Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, ishte drejtuar në zemër të shtetit irakian,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price.

Z. al-Kadhimi, një ish shef i inteligjencës, u betua në detyrë në maj të vitit të kaluar. Në javët e fundit, mbështetësit e grupeve politike të lidhura me Iranin kanë organizuar demonstrata pranë Zonës së Gjelbër.

Ata kanë protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të kaluar, për të cilat ata thanë se kishin parregullsi votimi. Më shumë se 100 persona u plagosën gjatë përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurisë këtë javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *