Irak, pas 18-vitesh në burg, lirohet dhëndri i Sadam Huseinit

Një gjykatë në Irak ka urdhëruar lirimin e dhëndrit të ish-presidentit Sadam Husein pas 18 vitesh burg, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Akuzat kundër Jamal Mustaf Sultanit u hoqën për shkak të mungesës së provave dhe u urdhërua lirimi i tij, tha ministria në një deklaratë të cituar nga mediat lokale.

Deklarata, megjithatë, nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.

Mustafa, 66 vjeç, është burri i vajzës më të vogël të Sadamit, Hala. Ai ishte një oficer i ushtrisë dhe ishte midis 52 ish-zyrtarëve të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara nën pretendimet e krimeve kundër njerëzimit.

Mustafa u arrestua nga forcat amerikane më 20 prill 2003, vetëm 11 ditë pas rrëzimit të regjimit të Sadam Huseinit.

Në vitin 2017, parlamenti irakian lëshoi një projektligj për konfiskimin e pasurive të Sadamit, gruas së tij dhe të afërmve, përfshirë Mustafanë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *