Iraku regjistron vdekjen e parë nga infeksioni i “kërpurdhave të zeza”

Iraku ka raportuar viktimën e parë në vend nga infeksioni i “kërpurdhave të zeza”, virus që ka marrë jetën e mbi 200 personave në Indi.

Menaxheri i përgjithshëm i shëndetit në provincën jugore Zikar, Saddam et-Tavil, tha se infeksioni u zbulua tek një person në provincë, i cili së fundmi ndërroi jetë.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë së kërpurdha e zezë më së shumti sulmon ata me sistem imunitar më të dobët dhe se infeksioni është i lidhur me koronavirusin.

Në Indi me këtë virus janë infektuar mbi 10 mijë persona, ndërsa jetën e kanë humbur mbi 200 persona.

Një hetim është nisur nëse rastet e mukormikozës, që shpesh regjistrohen tek pacientët që i nënshtrohen trajtimit të koronavirusi në shtetin indian Kerala, janë shkaktuar nga ndotja e oksigjenit të përdorur për mbështetje të frymëmarrjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *