Iran, 91 vdekje të reja nga COVID-19

Me 91 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 62.569.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 10.250 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 1.039 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.875.984.

Lari theksoi se 3.953 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.608.807.

Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 12.751.397 teste për COVID-19.

Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 25 qytete janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të “kuq” dhe 56 qytete si zona “portokalli”, 277 qytete si zona të “verdha” dhe 90 qytete si zona “blu”. Lari shtoi se në qytetet me alarm të “kuq” dhe “portokalli” janë të ndaluara hyrjet dhe daljet.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *