Iran, dita e nëntë e protestave, të rinjtë përplasen me forcat Represive

Të rinjtë në Tazd, Robat Karim dhe Saveh të Iranit kanë protestuar në mbështetje të kryengritjes së Khauzestanit Kahmenei, i cili dha urdhër për ndërprerje të elektricitetit dhe internetit në Khuzestan.

Të rinjtë po protestojnë për të nëntën ditë me radhë, e nuk kanë munguar përplasjet gjatë tubimeve, me Gardën Revolucionare dhe Forcat e Sigurisë së shtetit. Të rinjtë
e rebeluar në Ahvaz, kanë marrë nën kontroll qendrën e qytetit, duke djegur goma makinash e duke shkaktuar bllokim trafiku në rrugën Dayereh.

Në Susangerd, regjimi klerikal bllokoi rrugët kryesore të qytetit me mure betoni, si dhe e ndërpreu plotësisht elektricitetin dhe internetin për të parandaluar demonstrata e tubime. Megjithatë, të rinjtë u përplasën me Gardën Revolucionare dhe me SSF deri natën vonë. Zhurma e të shtënave të forcave represive mund të dëgjohej në mbarë qytetin.

Në Izeh, forcat e regjimit vendosën një regjim të padeklaruar ushtarak dhe shtetrrethim për të parandaluar tubimet e njerëzve. Nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje, regjimi klerikal i mbushi rrugët me forca represive dhe, duke përdorur altoparlantë, u bëri thirrje pronarëve të dyqaneve që t’i mbyllnin dyqanet përpara se të errësohej, si dhe i paralajmëroi banorët që ta ndalonin lëvizjen. Varrimi i një prej dëshmorëve të kryengritjes, Hadi Bahmani, u kthye në një demonstratë kundër regjimit dje. Njerëzit thërrisnin: “Vdekje Khamenei-t.”

Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Ahvazit që rrethon qytetin. Në distriktin Shoaibiyeh të Shooshtar, të rinjtë e bllokuan autostradën duke ndezur zjarre në rrugë për të mos lejuar hyrjen e përforcimeve. Në Robat Karim (Teheran), një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit. Të rinjtë e guximshëm të Qazvin e shprehën solidaritetin e tyre duke ndezur zjarre në autostradën Qazvin-Teheran. Në Yazd, të rinjtë e Khuzestanit që banojnë në distriktin Meybod u derdhën nëpër rrugë duke thirrur me sllogane anti-regjim. Të rinjtë trima të Saveh bllokuan rrugën e Saveh duke vendosur barriera të mëdha betoni. Në Ilam, njerëzit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr.

Zonja Maryam Rajavi ka thënë se kjo kryengritje, e cila nisi nga rinia trime e Khuzistanit nëntë ditë më parë, është përhapur tashmë edhe në Lorestan, Teheran, Bushehr, Isfahan, e zona të tjera. Dëshmorët e këtyre kryengritjeve nga Ahvaz, Izeh, Aligudarz, e qytete të tjera reflektojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur fashizmin fetar dhe për të vendosur demokracinë e sundimin e popullit. Sakrifica e tyre është si një pishtar për lirinë e Iranit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *