Iran/ Letër e përbashkët e Laureatëve të Çmimit Nobel drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara lidhur me Masakrën e 1988-ës

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, 25 laureatë të çmimit Nobel kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjarët dhe miqtë e personave të ekzekutuar gjatë masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Laureatët e Nobelit “nënvizojnë nevojën për të formuar një komision ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara që ta hetojë këtë krim të madh.”
Ata citojnë deklarata nga Amnesty International dhe organizata të tjera të të drejtave njerëzore, që tregojnë se “Ebrahim Raisi, Zëvendës Prokurori i atëhershëm i Teheranit, ka qenë pjesë e Komitetit katër-anëtarësh të Vdekjes në Teheran. Ky komitet ka ekzekutuar mijëra të burgosur që ishin anëtarë të MEK si dhe disa qindra të burgosur që ishin të lidhur me grupe të tjera, në burgjet Evin dhe Gohardasht”.

Laureatët e Nobelit, në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë: “Në mungesë të kërkesës së llogarisë nga ndërkombëtarët, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit vazhdojnë në Iran. Këtu përfshihen vazhdimi i ekzekutimeve politike dhe vrasja e të paktën 1,500 protestuesve të rinj në nëntor 2019. Përpjekjet e regjimit për ta fshehur fatin e viktimave nga familjet e tyre, për ta minimizuar numrin e ekzekutimeve, dhe për të fshehur lidhjet e viktimave me MEK, vetëm sa shtojnë rekordin kriminal të mullahëve.”

Nënshkruesit:

 Profesor Harvey Alter, Çmimi Nobel, Mjekësi 2020, SHBA
• Profesor Barry Barish, Çmimi Nobel, Fizikë 2017, SHBA
• Profesor Georg Bednorz, Çmimi Nobel, Fizikë 1987, Gjermani
• Profesor Thomas Cech, Çmimi Nobel, Kimi 1989, SHBA
• Profesor Elias Corey, Çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
• Profesor Joachim Frank, Çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
• Profesor Sheldon Glashow, Çmimi Nobel, Fizikë, 1979, SHBA
• Profesor Roger Guillemin, Çmimi Nobel, Mjekësi 1977, SHBA
• Profesor Dudley Herschbach, Çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA
• Profesor John Lewis Hall, Çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
• Profesor Oliver Hart, Çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
• Profesor Alan Heeger, Çmimi Nobel, Kimi 2000, SHBA
• Profesor Roald Hoffmann, Çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA
• Profesor Robert Huber, Çmimi Nobel, Kimi, 1988, Gjermani
• Profesor Roger Kornberg, Çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA
• Profesor Fynn Kydland, Çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji
• Profesor John Mather, Çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
• Profesor Paul Modrich, Çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA
• Profesor John Polanyi, Çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
• Z. Jose Ramos-Horta, Çmimi Nobel, Paqe, 1996, Timor Lindor
• Profesor ‍Richard Roberts, Çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA
• Profesor Randy Schekman, Çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA
• Profesor Danny Shechtman, Çmimi Nobel, Kimi 2011, SHBA-Izrael
• Profesor Wole Soyinka, Çmimi Nobel, Letërsi 1986, Nigeri
• Profesor David Wineland, Çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *