Iran, numri i “të vdekurve nga protestat” rritet në 253

Sipas organizatës joqeveritare ‘Irani Human Rights’ me bazë në Norvegji, numri i të vdekurve në protestat mbarëkombëtare në Iran për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim policor është rritur në 253.

Organizata ‘Irani Human Rights’ njoftoi se 34 fëmijë dhe 19 gra janë në mesin e viktimave.

Sipas organizatës joqeveritare, numri më i lartë i vdekjeve u raportua në provincën Sistan dhe Baluchistan, gjegjësisht me 93 viktima, e ndjekur nga Mazandaran me 30 vdekje dhe kryeqyteti Teheran me 25.

Në muajin shtator, 22-vjeçarja Amini vdiq në rrethana misterioze pasi u ndalua për “veshje të papërshtatshme” nga policia e moralit e vendit.

Protestat fillimisht shpërthyen në Sanandaj, qytetin e lindjes së Amini-t, ndërsa më vonë u përhapën në të gjitha qytetet kryesore iraniane, përfshirë në kryeqytetin Teheran.

Incidenti shkaktoi një valë tronditëse në mbarë botën, me shumë qeveri perëndimore që dënuan autoritetet iraniane, të cilat nuk u mirëpritën nga qeveria e Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *