Iran, vaksinimi kundër COVID-19 ose testi PCR të obligueshme për udhëtimet mes qyteteve

Sipas rregullores së re të vendosur në kuadër të luftës kundër COVID-19 në Iran, dokumenti i vaksinimit ose testi negativ PCR i COVID-19 është bërë i detyrueshëm për udhëtimet ndërmjet qyteteve në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka zbatuar Planin e Smart Menaxhimit COVID-19 për një luftë më efektive kundër pandemisë.

Sipas planit, ata që duan të udhëtojnë mes qyteteve në rrugë tokësore, ajrore ose detare duhet të kenë një dokument vaksinimi ose një test PCR negativ të bërë brenda 72 orëve të fundit.

Irani do të vazhdojë të kërkojë test PCR ose dokument vaksinimi të bërë brenda 96 orëve të fundit nga të gjithë pasagjerët që dalin ose hyjnë në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.