Irani: Asnjë negociatë me SHBA në takimin në Vjenë

Irani nuk do të përfshihet në negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimin në Vjenë ku marrëveshja bërthamore do të diskutohet javën e ardhshme, tha sot një zyrtar.

“Ne nuk do të flasim direkt ose indirekt me SHBA në Vjenë”, tha zëvendësministri i Jashtëm Abbas Araghchi, duke mohuar raportet e SHBA se negociatat indirekte do të zhvilloheshin midis të dyve.

Palët e mbetura të marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 do të zhvillojnë një raund të ri diskutimesh mbi një kthim të mundshëm të SHBA në marrëveshjen që synon të parandalojë Teheranin nga zhvillimi i armëve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

SHBA u tërhoq në vitin 2018 dhe kufizimet tregtare të vendosura nga Uashingtoni kanë parandaluar Teheranin të ketë përfitime të konsiderueshme ekonomike/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *