Irani dhe Franca bisedojnë për marrëveshjen bërthamore

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike.

Në një deklaratë nga Presidenca iraniane thuhet se Raisi dhe Macron diskutuan për negociatat bërthamore, marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale, luftën në Jemen dhe situatën në Liban.

Raisi gjatë bisedës ka thënë se “Irani ka treguar vullnetin dhe seriozitetin e tij për marrëveshje në negociata”. Gjithashtu ai ka theksuar se edhe hapat që do të ndërmarrë pala tjetër duhet të përfshijnë heqjen e sanksioneve, verifikueshmërinë e kësaj dhe të jepet garanci.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se Macron lidhur me marrëveshjen ka deklaruar se “Irani ka të drejtë që nuk i beson SHBA-së dhe se Washingtoni ka ndërmarrë hapa që shkaktojnë probleme”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.