Irani godet me raketa jugperëndimin e Pakistanit

irani godet me raketa jugperendimin e pakistanit

irani godet me raketa jugperendimin e pakistanit

10:03 17/01/2024

Islamabadi: 2 fëmijë të vrarë, akt i jashtëligjshëm

Irani po nxit zgjerimin e tensioneve përtej Lindjes së Mesme. Shënjestra e radhës së raketave iraniane ishte Pakistani. Teherani njoftoi se goditi disa baza të një grupi të armatosur të quajtur Xhaish al-Adl në jugperëndim të Pakistanit. Grupi akuzohet për kryerjen e disa sulmeve brenda territorit të Iranit.

Qeveria pakistaneze njoftoi se nga sulmi humbën jetën 2 fëmijë dhe u plagosën 3 të tjerë. Sulmin iranian e quajti “akt të jashtëligjshëm” që mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Islamabadi tha se Teherani vendosi të reagojë në mënyrë të njëanëshme, duke djegur të gjitha mundësitë e tjera për zgjidhje, përmes kanaleve të komunikimit që ekzistojnë mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme kineze u bëri thirrje palëve të shmangin reagimet e ashpra dhe të ulen në dialog. Më herët gjatë kësaj jave, Garda Revolucionare Iraniane goditi qytetin irakian të Irbilit, me pretendimin se shkatërroi një bazë të shërbimit sekret izraelit, e po ashtu hodhi raketa në Siri e deri në Liban.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts