Irani i zhgënjyer nga administrata Biden

15:15 28/08/2021

Ayatollah Khamenei: Biden bën kërkesa të njëjta sikurse Trump

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e akuzoi të shtunën presidentin amerikan, Joe Biden se po bën kërkesat e njëjta sikurse paraardhësi i tij, DonaldTrump, në lidhje me bisedimet për të ripërtëritur marrëveshjen bërthamore.

Kjo marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, hiqte sanksionet ndaj Iranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Por ish-presidenti Trump, e tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje më 2018. Në raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe shteteve nënshkruese të marrëveshjes, nuk pati përparim.

“Administrata e tanishme amerikane nuk Ă«shtĂ« e ndryshme nga e kaluara sepse ajo çfarĂ« kĂ«rkon nga Irani pĂ«r çështjet bĂ«rthamore Ă«shtĂ« e formuluar me fjalĂ« tĂ« tjera, por nĂ« thelb Ă«shtĂ« e njĂ«jta gjĂ« me atĂ« qĂ« kĂ«rkonte Trump”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Khamenei.

“AmerikanĂ«t nuk kanĂ« turp sa i pĂ«rket çështjes bĂ«rthamore edhe pse ata u tĂ«rhoqĂ«n nga marrĂ«veshja, tani ata flasin nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« dhe bĂ«jnĂ« kĂ«rkesa sikur tĂ« ishte Irani ai qĂ« u tĂ«rhoq”, shtoi ai.

Ajatollahu i bëri këto komente gjatë takimit me kabinetin e sapoformuar të presidentit iranian, Ebrahim Raisi. Pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja, Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj Iranit dhe ky i fundit u kundërpërgjigj duke shkelur zotimet e bëra në marrëveshjen e vitit 2015.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *