“Irani kërkon garanci nga SHBA se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e bërthamore”

irani kerkon garanci nga shba se nuk do te terhiqet nga marreveshja e berthamore

irani kerkon garanci nga shba se nuk do te terhiqet nga marreveshja e berthamore

15:20 19/09/2022

Presidenti iranian deklaron se nuk do te ketë një takim ballë për ballë me homologun amerikan

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka deklaruar se për një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor, SHBA-ja duhet të paraqesë garanci se nuk do të largohet sërish nga marrëveshja.

 “SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 dhe se për këtë arsye nuk mund t’i besojnë administratës së Uashingtonit. Ne do të jemi seriozë për arritjen e një marrëveshjeje nëse do të ketë një marrëveshje të mirë dhe të drejtë. Marrëveshja duhet të jetë patjetër e përhershme. Duhet të ketë garanci”, është shprehur presidenti i Iranit, Raisi .

Ai tha se amerikanët kishin thyer premtimet e tyre për marrëveshjen, sipas së cilës Teherani kishte frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit nga sanksionet ekonomike të SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe OKB-së.

Ne nuk mund t’u besojmë amerikanëve për shkak të sjelljes që kemi parë prej tyre. Kjo është arsyeja pse nëse nuk ka garanci, nuk ka besim.

Lidhur me një takim ballë për ballë me presidentin amerikan, Joe Biden, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York, Raisi e përjashtoi. Presidenti Iranian përfundon duke thënë se Administrata e Bidenit nuk ka ndryshim nga ajo e ish-presidentit Donald Trump e cila tërhoqi vendin nga marrëveshja e programit bërthamor në vitin 2018.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts