Irani kërkon heqjen e sanksioneve amerikane

Kryenegociatori bërthamor i Iranit, Abbas Araghchi, ka kërkuar nga SHBA të heqë sanksionet ndaj vendit të tij, në një përpjekje për të kthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 përderisa bisedimet midis Iranit dhe fuqive botërore po përfundojnë në Vjenë.

“Heqja e sanksioneve tĂ« SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« aspekti i parĂ« dhe mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ringjalljen e JCPOA-sĂ« (Plani i PĂ«rbashkĂ«t i Veprimit)”, tha Araghchi nĂ« kryeqytetin austriak pas bisedimeve me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« nga Bashkimi Europian (BE), Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia.

Negociatat filluan me pjesëmarrjen e diplomatëve të vendeve nënshkruese nën kryesimin e Enrique Mora-s, zëvendëssekretarit të përgjithshëm dhe drejtorit politik të Shërbimit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili ishte në emër të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Bisedimet në Vjenë u fokusuan në aspektin e heqjes së sanksioneve amerikane ndaj Teheranit, si dhe për perspektivat për kthimin e SHBA-së e cila u largua nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 nën presidentin e atëhershëm, Donald Trump.

“QĂ«llimi ynĂ« i qartĂ« Ă«shtĂ« tĂ« kthehemi nĂ« zbatimin e plotĂ« dhe efektiv tĂ« marrĂ«veshjes nga tĂ« gjitha palĂ«t”, tha Mora nĂ« mediat sociale para takimit.

Për herë të parë në më shumë se dy vite, thuhet se delegacioni amerikan shkëmbeu pikëpamje mbi kthimin në marrëveshje me palët, përveç Iranit.

Araghchi më herët kishte thënë se nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta ose indirekte me zyrtarët amerikanë në margjinat e bisedimeve bërthamore në Vjenë.

Marrëveshja bërthamore u nënshkrua në vitin 2015 midis Iranit dhe Gjermanisë, BE-së dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), përkatësisht Britanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës, me qëllim për të kontrolluar dhe rregulluar aktivitetet bërthamore të Iranit dhe në kthim për të hequr sanksionet ndaj Iranit.//ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *