Irani konsumon tre herë më shumë gaz natyror sesa Evropa

Sasia e gazit natyror të konsumuar nga Irani ka arritur trefishin e asaj të vendeve evropiane.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, menaxheri i Transportit të Kompanisë Kombëtare të Gazit, Mohammad Reza Julayi tha se sasia e gazit natyror të konsumuar në vend është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas tij, konsumi i gazit natyror është rritur veçanërisht me ftohjen e motit. “Përdorimi i gazit natyror në shtëpi dhe biznese është rritur në dy javët e fundit. Aktualisht gazi natyror në vend konsumohet sa trefishi i sasisë së konsumuar në Evropë”, tha Julayi.

Ai tha se konsumi i gazit natyror është rritur me 50 milionë metër kub në ditë krahasuar me vitin e kaluar. Julayi tha se “Rritjet e konsumit janë shqetësuese. Vazhdimi i kësaj situate mund të ndikojë edhe në dërgesat e gazit”.

Irani, i cili ka burimet e dyta më të mëdha të gazit natyror në botë me 33 miliardë metra kub rezerva pas Rusisë, renditet i treti pas SHBA-së dhe Rusisë në prodhim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *