Irani mund të rikthehet në tryezën e bisedimeve

20:31 08/08/2021

BE ndërmjetëson mes Teheranit dhe Uashingtonit

Irani është i gatshëm në fillim të Shtatorit që të rikthehet në tryezën e bisedimeve për programin bërthamor u ka konfirmuar mediave zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Irani ka dhënë garanci se bisedimet do të rifillojnë në Vjenë. Negociatori i BE-së për këtë çështje, Enrique Mora, mori pjesë në betimin e presidentit të ri iranian, Ebrahim Raisi, në Teheran.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin Iranian i dërguari i Brukselit ka biseduar me Hossein Amir-Abdollahian zyrtarin iranian i caktuar për të udhëhequr bisedimet.

Zyrtari i BE-së tha se Amir-Abdollahian është planifikuar të jetë ministri i ri i Jashtëm në kabinetin e Raisit. Më 5 Gusht, Shtetet e Bashkuara i kërkuan Iranit të kthehej në bisedimet e Vjenës të cilat synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila kishte kufizuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që sa më shpejt të kthehet në negociata”, pati thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price. Presidenti i ri i Iranit, Raisi bëri thirrje për heqjen e sanksioneve gjatë fjalimit të tij të inaugurimit më 5 Gusht.

Marrëveshja bërthamore ishte nënshkruar nga ish-presidenti, Hassan Rohani, një udhëheqës relativisht i moderuar iranian, i cili u largua nga pozita pasi shërbeu për dy mandate.

Marrëveshja më 2015 u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet të ashpra ndaj Iranit.

Pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja, Teherani filloi të mos e zbatojë më atë. Bisedimet në Vjenë, me pjesëmarrje indirekte të SHBA-së, po zhvillohen që nga muaji prill dhe raundi i fundit i tyre u mbajt më 20 qershor.

Por, gjërat u komplikuan pas rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Perëndimit, në veçanti pas sulmit më dron ndaj një cisterne në pronësi të Izraelit në Gjirin e Omanit gjatë javës së kaluar.

G7 (Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara – Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia) fajësuan Iranin për sulmin. Teherani e mohon akuzën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *