Irani: Perëndimi nuk është “kujdestar i grave iraniane”

irani perendimi nuk eshte kujdestar i grave iraniane
irani perendimi nuk eshte kujdestar i grave iraniane

11:28 21/10/2022

Në debatin në Këshillin e Sigurimit në OKB delegatet nga vende të ndryshme kërkuan përfshirjen e grave në proceset e paqes

Në debatin e Këshillit të Sigurimit, delegatët bënë një thirrje të përbashkët për përfshirjen e grave në të gjitha proceset e paqes dhe mbrojtjen e të të drejtave të njeriut.

Duke marrë shkas nga protestat të cilat po mbahen në Iran për shkak të vrasjes së 22-vjeçareje në paraburgim Mahsa Amini, zëvendës përfaqësuesja e  Iranit në OKB hodhi poshtë rolin e vendeve perëndimore si “kujdestare të grave iraniane”.

 “Vdekja tragjike e Mahsa Amini, një vajze e re iraniane, ka thyer zemrat.  U krye një hetim i plotë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë vdekje tragjike.  Gratë iraniane janë të zgjuara, të arsimuara mirë, të përkushtuara dhe patriotike dhe janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre.  Prandaj, ne i këshillojmë shtetet perëndimore që të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe mos shërbejnë si kujdestar të grave iraniane ose të flasin në emër të tyre”, është shprehur zëvëndës përfaqësuesja e Iranit në OKBm Zahra Ershadi.

Sunduesit klerikë të Iranit janë përballur me protestat më të mëdha në vite që kur Mahsa Amini vdiq muajin e kaluar pasi nuk zbatoi kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike. Shumica e delegatëve pranuan se të drejtat e grave nuk po respektohen siç duhet për shkak të konflikteve të dhunshme dhe shpenzimeve ushtarake.

 “Sytë e gjithë botës janë drejt Iranit tani. Iranianët e guximshëm nga e gjithë shoqëria, gra dhe burra, po protestojnë kundër vdekjes së Mahsa Amini. Ata po protestojnë për faktin që ajo u vra nga policia morale iraniane për faktin e të qenit grua”, është shprehur Linda Thomas Greebfield përfaqësuesja e SHBA në OKB.

Zëvendës përfaqësuesja e Ukrainës në OKB , Khrystyna Hayovyshyn përmendi gjithashtu edhe shtypjen e grave që është bërë gjatë periudhës së luftës ku përdhunimet dhe sulmet seksuale që i atribuohen forcave të Moskës në Ukrainë janë pjesë e strategjisë ushtarake ruse.  Sipas një raporti të fundit të OKB-së sot po rriten në mënyrë dramatike numri i vajzave dhe grave të cilat shtypen, dhunohen dhe përdhunohen madje edhe arrestohen për të ashtuquajturat “krime morale”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts