Irani sulmon me raketa Pakistanin

irani sulmon me raketa pakistanin

irani sulmon me raketa pakistanin

10:03 17/01/2024

Irani ka sulmuar me raketa Pakistanin, duke pretenduar se shkatërroi dy baza të grupit militant sunit Jaish al-Adl.

Nga ana tjetër, Pakistani ka dënuar ashpër sulmin ajror iranian duke thënë se nga ky sulm u vranë 2 fëmijë.

Sipas Pakistanit, sulmi i Iranit është shkelje e paprovokuar e hapësirës ajrore dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.

“Është akoma më shumë shqetësuese fakti që ky sulm ka ndodhur pavarësisht se ekzistojnë disa kanale komunikimi midis Pakistanit dhe Iranit”, tha Ministria e Jashtme e Pakistanit.

Kjo e fundit paraqiti një notë proteste në Ministrinë e Jashtme të Iranit, duke thënë se “përgjegjësia për pasojat do të jetë plotësisht e Iranit”.

Një ditë më parë, Irani lëshoi raketa edhe ndaj Irakut dhe Sirisë, duke përshkallëzuar situatën në Lindjen e Mesme, ku lufta që vijon prej disa muajsh mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza rrezikon të shndërrohet në një konflikt më të gjerë rajonal.

/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts