Ironi dhe batuta/ Rama ulet në lokal në Spitallë: Ejani dhe ju të PD, mos u fshihni, pini një kafe se jeni në fazë të vështirë

ironi dhe batuta rama ulet ne lokal ne spitalle ejani dhe ju te pd mos u fshihni pini nje kafe se jeni ne faze te veshtire
ironi dhe batuta rama ulet ne lokal ne spitalle ejani dhe ju te pd mos u fshihni pini nje kafe se jeni ne faze te veshtire

Kryeministri Edi Rama e ka ndalur turin e tij të inspektimeve në një zonë tjetër të Spitallës në Durrës.

Pasi ka parë nga afër punimet në një lagje të kësaj zone, Rama u ftua nga banorët në një lokal për kafe, Rama nuk i kurseu batutat dhe ironitë, duke shigjetuar demokratët.

Rama: Thuaj edhe atyre demokratëve që të vijë se ata duken dy orë larg që janë demokratë. Hajde mo. Ore hajde këtu mos u fshi. Ça kanë këta që fshihen? Ore hajde ulu, merri dhe ata demokratët e tjerë. U bëra 20 vite këtu unë, i njoh nga larg demokratët. Hajde mo këtu, hajde. Demokratët janë në fazë të vështirë dhe duhet t’i jepen kafe. Pastaj flasim.

[embedded content]

Banori: Rama ik jua kemi thënë disa herë, por jo sot se po bën ca punë. Na ke përçarë partinë, por me ty jemi prapë. Ne jemi bërë copë-copë.

Rama: Ne do jua bëjmë gati këto gjëra, që të vijnë ata dhe ta prishin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts