Ironia e fatit e Vlahoviç, shënoi dy gola për të kualifikuar Juven… që të ndeshet me Fiorentinën








Dushan Vlahoviç vazhdon të shënojë dhe këtë radhë golat e tij ndihmuan Juventusin që të sigurojë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Sulmuesi serb shënoi dy herë ndaj Sasuolos duke i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij që arriti të kalonte jo pa vështirësi në katërshen më të mirë.

vlahovic

Si për ironi të fatit, atje e pret ish-skuadra e tij, Fiorentina. e cila u kualifikua përballë Atalantës. Sulmuesi është larguar mes polemikash nga Firence gjatë merkatos së janarit e tashmë të gjithë janë kuriozë të shohin si do të pritet në kthimin e tij të parë atje pikërisht në gjysmëfinalet e Kupës.

“Duhet ende kohë, jemi ende në fillim, por unë u jam shumë borxhli trajnerit, shokëve dhe klubit për mënyrën se si më kanë pritur. Për mua është një nder të luaj këtu dhe të jem në dispozicion të skuadrës. Gjysmëfinalja ndaj Fiorentinës? Unë mendoj vetëm për ndeshjen dhe të fitoj, gjërat e tjera nuk më interesojnë. Do të jetë një ndeshje si të gjithë të tjerat”, tha sulmuesi i Juventusit pas duelit të sotëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.