Ironia e historisë/ Dikur shkuan në Bashkimin Sovjetik për t’i shpëtuar nazistëve, sot udhëtojnë drejt Gjermanisë për t’iu ikur rusëve. Të mbijetuarit e Holokaustit…

Një operacion kompleks është duke u zhvilluar për evakuimin e të mbijetuarve të Holokaustit nga Ukraina.

Kujtimet e tyre më të hershme janë ato të arratisjes nga bombat, por ia dolën të mbijetonin falë strehimit në Bashkimin Sovjetik.

Tashmë të moshuar dhe të lodhur, të mbijetuarit e Holokaustit të cilët jetonin në Ukrainë po arratisen edhe një herë nga lufta.

Ajo që është ironi e fatit, është që tashmë të mbijetuarit e Holokaustit po tentojnë kërkojnë siguri… në Gjermani.

Për Galina Ploschenko, 90 vjeç, ky nuk ishte një vendim i marrë pa frikë.

“Më thanë se Gjermania ishte alternativa ime më e mirë. Unë u thashë atyre se shpresoja që të kishin të drejtë”, tha ajo, raportoi The New York Times.

Ploschenko është përfituese e një misioni shpëtimi të organizuar nga grupe hebreje, duke u përpjekur për të nxjerrë të mbijetuarit e Holokaustit nga lufta e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Nxjerrja e tyre, nga një zonë lufte me ambulancë, është punë e rrezikshme dhe e mbushur me një ironi historike: Jo vetëm që të mbijetuarit e Holokaustit po sillen në Gjermani, sulmi tani po vjen nga Rusia, një vend që ata e shihnin si shpëtimtarja e tyre nga nazistët.

“Herën e parë që jam përballur me alarme pmbashdhe sulme, isha vetëm fëmijë dhe isha nën mbrojtjen e nënës sime.Tani, jam ndjerë shumë vetëm. Është një përvojë e tmerrshme, e dhimbshme”, tha Ploschenko.

Deri më sot, nga 10 mijë të mbijetuarit e Holokaustit të cilët jetojnë në Ukrainë, 78 të mbijetuarit të cilët ishin më të sëmurë, janë evakuuar.

Për të dy grupet që koordinojnë shpëtimin – Konferenca e Kërkesave Hebraike dhe Komiteti i Përbashkët Amerikan i Shpërndarjes, thjesht bindja e të mbijetuarve si znj. Ploschenko për t’u larguar nuk është një punë e lehtë.

Arsyeja e përse është zgjedhur Gjermania si vendi më i përshtatshëm, është se ishte lehtësisht e arritshme me ambulancë përmes Polonisë. Ajo ka një sistem mjekësor të mirëfinancuar dhe një popullsi të madhe të folësve rusisht, duke përfshirë emigrantë hebrenj nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Evakuimi ka qenë një punë e vështirë, pasi pas nisjes së luftës, ambulancat janë kthyer nga pikat e kontrollit apo janë konfiskuar nga ushtarët, për t’i përdorur për të plagosurit e tyre.
Në një kohë kur shumica e rrugëve janë shkatërruar nga bombardimet, ambulancave i është dashur të udhëtojnë edhe në pyje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.