Ironia e Monika Kryemadhit: Nëse do kisha 28 firma do propozoja kandidat për president Pandeli Majkon









Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për News24 ka deklaruar me ironi se në rast se do të kishte 28 firma do të propozonte kandidat për president Pandeli Majkon. Kryemadhi deklaroi se do të ishte më e ndershme sikur PS të thoshte që “do ta zgjedh presidentin vetë, pasi qytetarët më votuan më 25 Prill”.

Capture

“Në këndvështrimin tim është më e ndershme që PS të thotë do ta zgjedh unë presidentin sepse qytetarët më votuan më 25 prill, pavarësisht se ne kemi shqetësimet tona. Kryeministrit i duhet një president që nënshkruan marrëveshje që janë në kurriz të shqiptarëve.

Përfshirja në proces nuk është të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, nëse unë kam firmat do të propozoja kandidat për president. Ato kanë Lulzim Bashën kandidat për president, kam dëgjuar që Basha ka qenë kandidat.

Ata i kanë 28 firma dhe le ta propozojnë është vlerësimi i madh që Rama ta shpërblejë për atë çfarë i bëri. Ata kanë alternativa shumë të mira. Kujtoj në zgjedhjen e Lindita Nikollës kam votuar kundër, pra është përfshirja është me rëndësi. Ka një mundësi që t’i përfshihesh në proces. Po të kisha 28 firma do propozoja, unë do të propozoja një kandidat. Unë do të propozoja Pandeli Majkon nëse do të kisha 28 firmat”, deklaroi Kryemadhi në News 24.

Ajo shtoi se sot njerëzit gjenden përballë mungesës së alternativës. “Për përfshirje, unë nuk i kam 28 firma. Nëse do t’i kisha 28 firma unë do ta propozoja. Sepse sot njerëzit gjenden përballë mungesës së alternativës. Edhe kjo, që t’i të shkosh të bëhesh ushtar i Edi Ramës pa një alternativë. Sepse bojkoti, çfarë është? Bojkoti është që ti nuk ke alternativë, prandaj e bojkoton. Po nëse ti ke alternativë”, ka thënë kryetarja e LSI.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *