Ironia me pagën mesatare/ Basha poston videon me këtë mesazh për shqiptarët: Për 8 vjet Rama dështoi në çdo drejtim

SHPËRNDAJE

lulzim basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar një video drejtuar shqiptarëve, me mesazhin se vendi ka nevojë për ndryshim, pasi akuzon qeverinë Rama se në 8 vitet e qeverisjes “dështoi në çdo drejtim”.

“Shqipëria mund të ndryshojë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ne do ta sjellim ndryshimin!”, thekson Basha në postimin e tij.

Ndërkohë në video, bëhet ironi me pagën mesatare të shqiptarëve, krahasur me atë të boshnjakëve.

“Kemi lajme të shumë të mira për…boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro!
Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro.  Paga më e ulët në rajon!’, thuhet në video.

“Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë.
Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë”, thekson Basha.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *