Ironizon Meta: Mezi po presim të shohim nga afër “hekurudhën e re që lidh Korçën me Pogradecin”, “aeroportin gjigant me miliona turistë”, “stadiumin”…

ironizon meta mezi po presim te shohim nga afer hekurudhen e re qe lidh korcen me pogradecin aeroportin gjigant me miliona turiste stadiumin
ironizon meta mezi po presim te shohim nga afer hekurudhen e re qe lidh korcen me pogradecin aeroportin gjigant me miliona turiste stadiumin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pak para nisjes së tryezës për arsimin në Korçë. Meta ironizon ato që i cilëson mashtrime nga “Rilindja” për Korçën, premtime që sipas tij nuk u realizuan kurrë.

“Duke udhëtuar drejt Korçës së Mësonjëtores së Parë Shqipe, ku do të zhvillojmë sot Tryezën shumë të rëndësishme të Partisë së Lirisë për Arsimin.
Mezi po presim të shohim nga afër “hekurudhën e re që lidh Korçën me Pogradecin”, “aeroportin gjigand me miliona turistë”, “stadiumin e ri plot me kulla”, “TEC-in e sapopërfunduar”, si dhe “sistemin e ngrohjes me gaz nga TAP”. ????
Gjithmonë nëse na premton koha që të mos vonohemi në “semaforët e Korçës”! ????
Mirë u takofshim pas pak!”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts