
22:38 15/08/2023
Theu sanksionet amerikane dhe mori para nga oligarku rus Deripaska
Kur Charles McGonigal punoi në selinë e FBI-së së Nju Jorkut si shef i kundërzbulimit, kishte detyrë të zbulonte spiunët e huaj, por tani ish-agjenti është nën akuzë për bashkëpunim dhe marrje ryshfeti nga një oligark rus.
Fillimisht McGonigal u deklarua i pafajshëm për akuzat në lidhje me bashkëpunimin me oligarkun rus Oleg Deripaska, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.
McGonigal, akuzohet nga prokurorët për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përpjekjet për ta hequr Deripaskën nga lista e sanksioneve. Ai akuzohet gjithashtu për hetimin e një oligarku rival rus në këmbim të pagesave sekrete nga Deripaska.
McGonigal i tha një gjykatësi federal se ai pranoi të mbledhë informacion mbi oligarkun Vladimir Potanin, një konkurrent biznesi i Deripaskës, në mënyrë që të përpiqej ta fuste atë në listën e sanksioneve të SHBA-së.
“E dija që ishte e gabuar. Unë dal para kësaj gjykate për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të dëmtonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi.”
Pika e vetme për të cilën ai u deklarua fajtor për zgjidhjen e çështjes pa gjyq, parashikon një dënim maksimal prej pesë vjet burg. Shpallja e dënimit do të bëhet më 14 Dhjetor nga gjykatësi.
“Pas mandatit të tij si një zyrtar i nivelit të lartë të FBI-së, i cili mbikëqyri dhe mori pjesë në hetimet e oligarkëve rusë, Charles McGonigal pranoi se u përpoq të shmangë sanksionet e SHBA-së duke i ofruar shërbime njërit prej atyre oligarkëve, Oleg Deripaskas.”
McGonigal akuzohet për një rast në Uashington, për fshehjen e një shume prej 225,000 dollarësh që dyshohet se e mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare. Avokati i McGonigal tha gjatë një seance të fundit se edhe ky rast do të zgjidhet pa gjyq.
Sipas tvAbewsNews, për këtë rast mësohet se prokurori ka hapur një hetim penal ndaj një qytetari amerikan. Nëse konfirmohet, bëhet fjalë për shtetasin Agron Neza, ish-agjenti i inteligjencës shqiptare që në aktakuzën përmendet se i dha McGonigalit 225 mijë Dollarë.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al