Ish-agjenti i SHIK nxjerr emrat: Ja kush janë dy organizatorët e vrasjes së Oliver Ivanoviç

Ende askush nuk është i dënuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Për këtë vrasje, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka shkruar disa herë, ndërsa sot, ka publikuar edhe emrat që sipas tij, janë organizatorët e vrasjes së tij.

Ai ka publikuar një fotografi të Milan Radojçiçit dhe Zvonko Veselinoviçit, ku shkruan se janë organizatorët e vrasjes së Ivanoviçit.

Miftari shkruan tutje se kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin e kanë vendosur Hashim Thaçi e Kadri Veseli me Grabovcin në atë pozitë që të flenë derisa krimi të ndërton strukturat e veta dhe të bëhet më i fortë se shteti.

Reagimi i plotë:

Lista Serbe (BIA-UDB-a)

Dora e zgjatur e Beogradit zyrtar, organizatorët e vrasjes të Oliver Ivanoviçit i cili ishte vrarë vetëm disa ditë pas takimit në një pushimore në Zllatibor në mes Andrea Vuçiçit vllëau i kryetarit serb, Aleksandër Vuçiçit me Veselinoviçin dhe Radojçiçin.

Flej Lumez flej, edhe dy tre muaj se kur iu kanë vendosë në atë detyrë të shenjt si kryeprokuror i shtetit, shefat tuaj Thaçi, Veseli e Grabovci në atë pozitë iu kanë vendosë që ju me flejt nonstop derisa krimi i organizuar ndërton struktura të veta e bahet ma i fort se sa vet shteti!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.