Ish-avokati i Maradonës akuzon: I kuruar keq, ishte harruar edhe nga…








Ish-avokati i Diego Maradonës, Matias Morla argumentoi se trajtimi mjekësor që iu dha pas operacionit në kokë “El Pibe de Oro”-s ishte shumë i keq dhe e çoi në vdekjen e tij, ngjarje në të cilën kontribuoi edhe sipërfaqësia e vajzave të tij, Dalma dhe Janina, ku autorizuan transferimin e tij në një shtëpi të papërshtatshme, në vend që ta mbanin të shtruar në klinikë.

MORLA

Në përfundim të një marrjeje në pyetje nga prokurori publik i San Isidros, i cili heton rrethanat e vdekjes së ish-kampionit të madh argjentinas, Morla raportoi detaje për herën e fundit që e kishte parë Maradonën më 16 nëntor 2020, nëntë ditë para vdekjes së tij.

“Gabimet e bëra ishin të shumta sepse Diego ndërroi jetë, ai u fry dhe u fry derisa i shpërtheu zemra”. Trajtimi mjekësor që mori Maradona “ishte shumë i keq, prandaj ndërroi jetë” më 25 nëntor 2020, këmbënguli avokati, duke kujtuar se “Pibe de Oro” vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, dështimin e trajtimit të zemrës, përkeqësimin neurologjik dhe varësinë nga alkooli.

“Kur hyra në shtëpi, ai kishte një zë të çuditshëm, si ai i një roboti, shumë i lartë dhe me ndërprerje. I informova të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Më pas kuptova se ishte për shkak të sasisë së ujit të mbajtur në trupi”.

Nuk kishte arsye të shkonte në një shtëpi kur mjekët thanë se duhej të qëndronte në klinikë”. Në fund, avokati tha se ish-lojtari i Napolit ishte “braktisur nga vajzat e tij”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *