Ish-bosi i naftës në skemën e pastrimit të pavare. Mediat italiane zbardhin detaje: Kush janë dy italianët që bashkëpunuan me Rezart Taçin, njëri dyshohet se ka lidhje të forta me ‘Cosa Nostran’

Autoritetet italiane kanë ndarë detaje të reja për dy nga të arrestuarit për pastrim parash, ku në pranga, ranë dhe dy shtetas shqiptar, si dhe u shpall në kërkim biznesmeni Rezart Taçi.

Mediat e vendit fqinjë, shkruajnë se një nga personat e përfshirë është 90-vjeçari nga Palermo, Francesco Zummo. Emri i tij nuk ishte i panjohur për drejtësinë pasi edhe në të kaluarën ishte dyshuar për implikime në skemën e pastrimit të parave si dhe njihej si mik i afërt i ish-kryebashkiakut Vito Ciancimino.

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, i cili është vëllai i një magjistrati në Palermo. Ai dyshohet se ka vendosur 19 mln euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi.

“Hetimi përfshin gjithashtu një grup shqiptarësh që dyshohet se ndihmuan Zummo dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare”, shkruajnë mediat.

Po kush është Francesco Zummo:

Emri i tij bëhet i njohur në mediat italiane në vitin 2001, ku pas një operacioni u sekuestrua pasuri me vlerë rreth 150 mln euro. Dyshohet se personat e implikuar asokohe, mes së cilëve dhe Zummo, pastronin para për mafien e njohur ‘Costra Nostra’. Gjithashtu edhe Shqipëria u përmend në atë hetim, pasi dyshohej se rreth 19 mln euro ishte vendosur në një bankë në Tiranë. Zummo njihej si një person i afërt i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino dhe mendohej se ai merrej me pastrimin e parave të tij kriminale, duke depozituar para në shumë banka botërore, si Zvicër, Shqipëri dhe Kanada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *