Ish-deputeti i PD-së ndahet nga jeta, Basha i shpreh ngushëllime familjes: Ndër të parët që u ngrit për rikthimin e lirisë në Shqipëri










lulzimbasha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish deputetit demokrat, Ahmet Osman Osja.

Përmes një postimi në Twitter, ai i shpreh ngushëllime familjarëve të tij për këtë humbje të madhe.

Basha thotë se ish-deputeti ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën duke u renditur në radhën e parë të atyre që u ngritën rikthimin e lirisë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996. Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Ahmet Osman Osja, deputeti i Partisë Demokratike në legjislaturën 1992-1996, që ka përfaqësuar denjësisht Shkodrën, duke u renditur në radhën e parë të atyre që me lëvizjen demokratike u ngritën për rikthimin e lirisë. Kontributi i tij qytetar, politik dhe intelektual do të mbetet i pashlyeshëm dhe frymëzues për të gjithë ne. Në këtë ditë të vështirë i jam pranë familjes, të afërmve dhe bashkëpuntorëve të tij, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *