Ish-deputeti socialist humb njeriun e tij të shtrenjtë, mesazhi prekës: Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin

ish deputeti socialist humb njeriun e tij te shtrenjte mesazhi prekes ma cave zemren e ma derrmove shpirtin
ish deputeti socialist humb njeriun e tij te shtrenjte mesazhi prekes ma cave zemren e ma derrmove shpirtin

Ish-deputeti socialist Alket Hyseni ka njoftuar në rrjetet sociale se fatkeqësisht ai dhe familja e tij janë përballur me ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Në mesazhin prekës Hyseni shprehet se edhe pse prej kohësh ajo po luftonte për jetën nuk arriti dot që në fund t’ia dilte mbanë duke u kthyer për të në një kujtim të pazëvendësueshëm.

“Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë.
Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…
Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime.
Një mirënjohje smund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!
Të dashur miq,
Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur.
Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Enjte, datë 23 Shkurt në Tufinë”, shkroi Hyseni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts