Ish-deputetja akuzon ministrin për ngacmim seksual

08:54 06/07/2021

Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka hedhur akuza kundër një ministri dhe thotë se ai e ka ngacmuar seksualisht. Në një deklaratë Banks u shpreh se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 kur ajo ishte deputete.

Sipas saj një ministër i kabinetit qeveritar që është aktualisht në detyrë, e kishte prekur me duart tek këmbët gjatë një seance plenare.

Ish-deputetja ka treguar detaje dhe thotë se ngjarja ka ndodhur kur parlamentit i është dashur që të zhvillojë një seancë në orët e vona të mbrëmjes.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje dhe vuri dorën e tij mbi gjurin tim dhe më pas u ngjit ngadalë më lartë dhe prekur kofshën time në pjesën e brendshme“, tha Banks.

Lidhur me këto pretendime ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit, ku në një deklaratë thuhet se nuk kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarje më parë, por kanë thënë se të tilla sjellje janë të papranueshme./tvklan.al

TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *