Ish-efektivi i RENEA plagoset me armë zjarri në Tiranë, policia jep detajet e para

ish efektivi i renea plagoset me arme zjarri ne tirane policia jep detajet e para
ish efektivi i renea plagoset me arme zjarri ne tirane policia jep detajet e para

Një 37-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Policia sqaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 dhe shtetasi me iniciale B.B, dyshohet se është vetë plagosur.

Burimet bënë me dije se i plagosur është ish-efektiv i RENEA-s dhe ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts