Ish-futbollisti i Tiranës fiton gjyqin, klubi rrezikon bllokim të merkatos dhe përjashtim nga kampionati






Mesfushori shqiptar, Bedri Greca ka fituar gjyqin kundër ish-kampionëve të Kosovës, Feronikelit. Sipas “Insporti”, theksohet se ekipi kosovar ka humbur gjyqin në FIFA ndaj futbollistit shqiptar.

greca

Feronikeli pas humbjes së gjyqit do të detyrohet të paguajë shumën e mbetur borxh të pagave brenda 40 ditëve, në të kundërtën FIFA do t’i bllokojë merkaton.

Por në rast se ish-kampionët e Kosovës nuk paguajnë borxhin brenda 40 ditëve, dënimi nga autoritetet do të jetë edhe më i madh deri në heqje pikësh, apo edhe deri në rënie nga Superliga. Ish-futbollisti Tiranës dhe Laçit, bëri dhjetë paraqitje me Feronikelin këtë sezon, ku shënoi tre gola dhe dha një asist.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *