Ish-gjenerali i NATO-s paralajmëron konflikt të mundshëm në Ballkan: Serbia kërkon të marrë veriun e Kosovës! Vuçiç i shërben interesave të Rusisë

ish gjenerali i nato s paralajmeron konflikt te mundshem ne ballkan serbia kerkon te marre veriun e kosoves vucic i sherben interesave te rusise



































Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka paralajmëruar për rrezikun se një konflikt i ri mund të nisë në Ballkan nëse Rusia nuk ndalohet në Ukrainë.

wesley clark

Në një intervistë për CNN Clark ka thënë se Serbia i shërben interesave të Rusisë dhe ajo që kërkon Serbia është mbështetja e Rusisë për zgjerim territori.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan. Serbia i shërben interesave të Rusisë. Vuçiç është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë. Ajo që ai do nga Putini është sigurisht autoriteti për të përdorur forcat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë, dhe sigurisht duan ndarjen e Bosnjës dhe ta marrin Republikën Srpska dhe bërjen e ‘Serbisë së madhe’. E gjithë kjo është për spastrimin etnik në Ballkan. Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë ai, raporton Koha.

Clark ka shtuar se NATO duhet të përfshihet në çlirimin e Ukrainës ashtu siç bëri me Kosovën në vitin 1999.

“Putin e di se ne nuk duam provokim që çon në konfrontim bërthamor dhe vazhdon të na paralajmërojë me stërvitje bërthamore… Më kujtohet kur NATO ishte e shqetësuar se po bombardonte një shtet, nëse duhet të ndalonim, të pauzonim, kishte frikë por gjithsesi ne këmbëngulëm, NATO këmbënguli sepse SHBA si lider këmbënguli dhe Britania po ashtu ishte pjesë e madhe ashtu si Albright dhe Clinton, ne nuk u tërhoqëm. Kjo është koha kur NATO duhet ta dyfishojë vendosmërinë e saj se Putini nuk do fitoj dhe duhet të bëjmë më shumë se të ofrojmë armatim. NATO duhet të bëjë më shumë, për shembull në Kosovë sot 25 vjet demokraci, shtet i lirë, isha atje, të gjithë kanë një histori tmerri ashtu siç e rikujtoi kryeministri (Albin Kurti) dhe të gjithë janë falënderues për NATO-n. Duhet të jetë e njëjta për Ukrainën, duhet ta shpëtojmë Ukrainën. Është detyra jonë si NATO”.

Ish-gjenerali ka theksuar se rruga më e mirë për mbrojtje është futja e Ukrainës në NATO.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts