Ish-Gjenerali Wesley Clark: Putin mund të sulmojë me armë bërthamore Poloninë

13:14 25/03/2022

Një Putin i frustruar mund ndërmarrë një sulm të izoluar bërthamor në Poloni, tha ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark. Gjenerali foli në një intervistë për CNN, ku tha se lideri rus mund të përdorë një armë bërthamore me rendiment të ulët, si një mënyrë për të paralajmëruar NATO.

“Dhe ku do ta përdorte? Me gjasë jo në Ukrainë, por ndoshta në zona të inskenuara, ose në vende të populluara në Poloni. Kështu veprohet zakonisht në stërvitjet ruse”.

“Në stërvitjet e tyre ata simulojnë se në rastin kur Rusia nis të humbasë për shkak të suportit që NATO i jep kundërshtarit të rusëve, atëherë ata çojnë një armë bërthamore dhe NATO thotë: “O Zot, ligji i vërtetë, lufta bërthamore, kjo do të ishte nisja e Luftës së Tretë Botërore. Okej, meqenëse e paskeni seriozisht, do të tërhiqemi”, tha gjenerali.

Gjenerali Wesley Clark është një emër i njohur për shqiptarët, pasi ai udhëhoqi NATO-n në bombardimet ndaj Serbisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.