Ish i burgosuri politik, Saimir Maloku thirrje qytetarëve: Ja pse duhet të votoni për Ledina Fratarin



Ledina FratariSaimir Maloku, ish i burgosuri politik i regjimit komunist i ka bërë thirrje qytetarëve të qarkut të Tiranës që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, kandidaten e PD-së, Ledina Fratari.

Maloku ka kërkuar përkrahjen e shtresës së ish-të përndjekurve politik, për të votuar kandidaten demokrate, duke e cilësuar atë si “brezin e ri perëndimor”.

“Qytetare të nderuar të Tiranës, të Qarkut të saj se bashku me fshatrat dhe qytetet e Kavajës, të Kamzës, të Vorës, te Rrogozhines, të Golemit, të  Ndroqit , etj.

Votoni për kandidaturën, LEDIANA Hajredin FRATARI në Nr. 34 te listave te kandidaturave të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare. Ajo është sot kandidatura më e mirë e brezit të ri perëndimor. Arsimin 9 vjeçar në Itali. Arsimin e Mesëm dhe dy Universitete më të mira në Londër  për Shkencat Politike dhe tjetra ato Ekonomike edhe dy masterat. Votoni zj. Lediana Fratarin në Nr.34 të listave te PD se i përket të ardhmes evropiane  ne vendin tone”, thekson Maloku.

Saimir-Maloku

Edukimi

Arsimimin e kam marrë jashtë vendit në të gjitha nivelet.

Ciklin 9 vjeçar e ka kryer në Romë, Itali

Më pas jam zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, ku kam kryer:

* Gjimnazi – St. Clare’s, Oxford

* Universiteti (bachelor) – Queen Mary University of London – per ‘Politics’

* Master – London School of Economics and Political Science – per ‘Politics and Government in the European Union’

Eksperienca Politike

* 2 herë anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, e zgjedhur me votë nga anëtarësia.

* Krijova dhe drejtova projektet e fondacionit të parë të PD, “Fondacioni për Liri dhe Demokraci”

* Koordinatore Kombëtare ne PD, në 2014.

* Nënkryetare Dega 5, Tiranë

Eksperienca Pune

* Sipermarrëse pranë  kompanisë së ndërtimit “Fratari”

* Kam punuar pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

* Pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës(1 vit).

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *