Ish i dënuari në Rusi, denoncon torturat dhe përdhunimet e organizuara në burg

Një ish i dënuar në burgjet ruse, në rajonin Saratov, ka publikuar pamje tronditëse nëpërmjet të cilëve ka treguar torturat dhe përdhunimet që sipas tij kryheshin brenda këtyre ambienteve, ndaj të dënuarve.

Fotografitë dhe  videot e torturave çnjerëzore kanë tronditur opinionin publik.

Vladimir Ossetchkini ish i dënuar, aktualisht është refugjat në Francë dhe pamjet i ka paraqitur për gazetën franceze “Le Monde”, nëpërmjet të cilës sjell rreth 1,000 video.

Ai tashmë është aktivist për të drejtat e njeriut dhe drejton OJQ-në “Gulagu.net”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve dhe raportimin e krimeve që ndodhin brenda burgjeve.

Dhuna

Shërbimi Federal i Burgjeve në Rusi dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë filluar hetimet, ndërsa pesë oficerë mësohet se janë larguar nga postet e tyre.

Ndërkohë një zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se Kremlini ishte në dijeni të këtij rasti të rëndë.

“Me sa dimë, Shërbimi Federal i Burgjeve po merret me këtë çështje. Nëse do të vërtetohet ky informacion, natyrisht që të sjellë jo vetëm hetime të thelluara, por edhe reagime serioze”, ka thënë më të Dmitry Peshkov.

10

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *