Ish-i i madh i sfidës, flet Isli Hidi: Ndaj Kastriotit përballemi denjësisht, Vora do të tregojë forcën!









Panoramasport.al/ Sezoni i ri për Vorën do të startojë sot me ndeshjen e Kupës kundër Kastriotit, ndeshje që do të zhvillohet në Fushë-Krujë, me pëlqimin e të dyja skuadrave. Vora këtë edicion paraqitet me një skuadër me emra veteranësh dhe me mjaft përvojë edhe në Superiore. Ata kanë pranuar të jenë pjesë e këtij klubi për shkak të projektit ambicioz. Midis tyre është dhe portieri 41- vjeçar, Isli Hidi, me mbi 400 ndeshje në ekipet elitare. Ai ekskluzivisht për “Panorama Sport”, tregon arsyen sepse është pjesë e klubit të Vorës.

ISLI HIDI

“Objektivi kryesor i Vorës në këtë sezon është ngjitja në Kategorinë e Parë. Besoj se me afrimet që janë bërë e kemi si një detyrim arritjen e këtij synimi, plus investimet që po bëhen në infrastrukturë janë gjithashtu të mëdha, çka është dhe elementi kryesor, që tregon edhe seriozitetin e një klubi profesionist.

Presidenti dhe stafi i tij kanë arritur të afrojnë disa emra me shumë eksperiencë në elitën e futbollit tonë, që janë ndërthurur me elementë të rinj, që premtojnë shumë në të ardhmen”, tha fillimisht ish-gardiani i Kombëtares. Lidhur me takimin e Kupës kundër Kastriotit, që do të luhet sot në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, Hidi shprehet: “Nesër (sot) duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe të tregojmë forcën tonë.

Ne, jo vetëm në këtë takim, por në çdo përballje, do të japim maksimumin”, shtoi gardiani. Portieri veteran, që e nisi karrierën te Tirana dhe së fundmi luan me Vorën, shpjegon edhe arsyen pse këtë sezon ka lënë elitën dhe aktivizohet në një klub të Kategorisë së Dytë:

“Sa i përket zgjedhjes sime për të qenë pjesë e Vorës, më ka bindur biseda me presidentin e klubit që në momentet e para. Klubi ka projekte ambicioze.

Përparësi ka zhvillimi i lojtarëve të rinj dhe akademia e klubit Vora. Mua më pëlqejnë sfidat dhe prandaj e pranova me kënaqësi për t’iu bashkuar këtij projekti e për të dhënë më të mirën time. Do të ndihmoj ekipin me eksperiencën time për të arritur objektivat”, përfundoi ai. Kujtomë që portieri Isli Hidi ka qenë pjesë e Kastriotit dhe është aktivizuar në 36 ndeshje të Superiores.

A. DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *