Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko në vijën e parë të frontit të luftës: I gatshëm të jap dhe jetën për mbrojtjen e Ukrainës!

Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko, ka hequr kostumin e kryebashkiakut të Kievit dhe ka veshur atë të ushtarakut.

Ai ndodhet në terren dhe shprehet i gatshëm për të mbrojtur vendin nga agresioni rus Në një intervistë për mediat gjermane, Klitschko, tregon se është gati të luftojë e të japë jetën për Ukrainën.

“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do të japë urdhrin e luftës. Si ushtar, dikur jam betuar të mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun”, u shpreh Klitschko.

Më tej, Klitschko kërkoi dhe ndihmën e vendeve të BE, e cila sipas tij në këto momente është më e nevojshme se kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *