Ish-kampioni i botës thirret në luftë

15:04 30/09/2022

Rusi Nikolai Valuev, dy herë fitues i brezit WBA tha se do të paraqitej në ushtri për t’u regjistruar

 Ish-kampioni i botës për peshat e rënda Nikolai Valuev deklaroi se është thirrur për të luftuar me ushtrinë ruse në Ukrainë.

Valuev u shpall dy herë fitues i brezit WBA dhe mban rekordin e kampionit të botës më të gjatë ndonjëherë, 2m e 13 cm.

Pas humbjes me Dejvid Haje në 2009, ai u tërhoq nga boksi dhe iu fut politikës, duke u bërë një anëtar i parlamentit në partinë e Vladimir Putinit, Partia e Rusisë së Bashkuar dy vite më vonë.

Pas thirrjes për t’u paraqitur në ushtri, ish-boksieri tha se ai ka në plan të regjistrohet në ditët në vazhdim.

Valuev u trajtua për probleme serioze në kocka dhe kyçe në 2010 dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët e këshilluan që të mos merrej më me boks.

Pavarësisht këtyre probleme shëndetësore, ai u thirr që të merrte pjesë në ushtri, e shtoi se është detyra e tij t’i shërbejë atdheut.

49-vjeçari nuk është ish-sportisti i vetëm që u thërrit për luftën në Ukrainë. Edhe ish-lojtari i Evertonit, Diniar Bilialet-dinov u thirr për të luftuar me forcat ruse, vetëm një javë pasi Vladimir Putin lajmëroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *