Ish-kapiteni i Arsenalit, Obamejang: Arteta më tha “më fute thikë pas shpine”

ish kapiteni i arsenalit obamejang arteta me tha me fute thike pas shpine
































Pierr-Emerik Obamejang ka hedhur dritë të mbi largimin e tij nga Arsenali pas zënkës me trajnerin Mikel Arteta. Ishkapiteni kishte nënshkruar një kontratë të re për të qëndruar në “Emirates” 18 muaj përpara largimit të tij në shkurt 2022, por luajti ndeshjen e tij të fundit me klubin në dhjetor 2021 përpara se të largohej përgjithmonë.

2872837-59164748-2560-1440

“Sezoni im nuk ishte i mrekullueshëm, ne ishim duke vuajtur në ligë dhe një ditë më parë trajneri na tha: ‘Shiko, nuk ka rëndësi nëse fitojmë apo jo, ju keni një ditë pushimi’. Por nëse doni të largoheni, duhet të respektoni protokollet e COVID-it. Nëna ime disa muaj më parë kishte pësuar një hemorragji cerebrale, kështu që unë shkova dhe i mora leje trajnerit. Ai më thotë se nuk ka problem. Vij me vonesë për shkak të protokolleve me COVID dhe ai nisi të më bërtasë sikur të isha i çmendur.

‘Më fute një thikë pas shpinë. Nuk mund ta bësh këtë me mua, duke pasur parasysh kohët që po kalojmë’”, tregoi sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts