Ish-komandanti i NATO-s: Europa nuk do të ketë paqe për sa kohë të jetë Putin në pushtet

Ish-komandanti i NATO-s Sir Richard Shirreff ka deklaruar se për sa kohë presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në pushtet nuk do të ketë paqe.

Ai ka shprehur dyshime lidhur me premtimin e Rusisë për të reduktuar sulmet e saj në Kiev dhe në Chernihiv.

“Unë nuk e përjashtoj mashtrimin në situata të tilla. Sa kohë që Putin të jetë në Kremlin, nuk mund të ketë paqe në Europë”, theksoi ai.

Ndër të tjera u shpreh se NATO duhet të garantojë që kjo luftë të mbetet e ftohtë , dhe se deri më tani nuk është parë ndonjë arritje serioze nga ana e NATO-s apo thelbësore që pengojë agresionin rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts