Ish-komandanti i UÇK-së para Speciales: Nuk jam fajtor për asnjë akuzë të zyrës së “Gestapos”

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa ka deklaruar sërish para trupit gjykues të Gjykatës Speciale se është i pafajshëm për akuzat që e ngarkojnë. Në Hagë ka nisur gjykimi i parë i Gjykatë Speciale, ndaj Mustafës.

Në pyetjen e gjykatëses se a i kupton akuzat të cilat rëndojnë mbi të, ai u përgjigj se “Po e kuptoj por nuk ka asgjë me të vërtetën”.

Gjykatësja pastaj e pyeti se a e konfirmon deklaratën e dhënë në muajin tetor ku u deklarua i pafajshëm, Mustafa u përgjigj “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”.

Ai akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *