Ish-kryeministri britanik kërkon që Putini të gjykohet si “nazistët”

Ish-kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me një gjykatë ndërkombëtare për veprimet e tij në Ukrainë.

Ish-udhëheqësi laburist është mes 140 akademikëve, avokatëve dhe politikanëve që nënshkruan një peticion që bën thirrje për një sistem ligjor të modeluar sipas gjyqeve të Nurembergut të kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë po heton liderin rus për krime të dyshuara lufte, por disa thonë se kompetencat e GJNP-së janë të kufizuara.

Brown tha se krijimi i një tribunali do të mbyllte një boshllëk në të drejtën ndërkombëtare “që Putini mund ta përdorte për t’i shmangur drejtësisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.