Ish-kryeministri i Kosovës: Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është bashkuar reagimeve pas arritjes së marrëveshjes për krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës. Ai shprehet se dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknik.

“Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve”, shprehet ai ndër të tjera.

POSTIMI I TIJ I PLOTË:
Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj. Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *