
16:00 24/01/2022
BE do të ndihmojë Ukrainën me një paketë financiare prej 1.2 miliardë Eurosh
Ish- kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka publikuar disa pamje, në të cilat shihet grumbullimi masiv i forcave ruse në drejtim të Ukrainës.
“Këtu janë tanket më të vjetër T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Europa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të këtyre përmasave prej dekadash”, ka shkruar ai në Twitter.
The massive buildup of 🇷🇺 forces towards 🇺🇦 continues. Here it’s older T72 tanks on their way to the confrontation zone. Eurooe hasn’t seen a concentration of military forces of this magnitude since decades. pic.twitter.com/HipXARtmCB
— Carl Bildt (@carlbildt) January 24, 2022
Më herët Bildt ka shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Kievit. Ai është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Europë do të ndodhë një luftë e madhe me pasoja të thella.
Ndërkohë Bashkimi Europian synon të ndihmojë Ukrainën me një paketë ndihme financiare prej 1.2 miliardë Eurosh për të zbutur efektet e konfliktit me Rusinë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e cila ftoi partnerët ndërkombëtarë si Fondi Monetar Ndërkombëtar që të ndërmarrë të njëjtin veprim. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e falënderoi BE për mbështetjen dhe tha se ishte një veprim i marrë në kohë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al