Ish-mbrojtësi i “nxjerr bojën” Ibrës: Njeri me dy personalitetet! Një herë më ngriti duart, i thashë…





Ish-mbrojtësi i Çelsit, Eshli Kol ka bërë një deklaratë mjaft interesante drejtuar Zlatan Ibrahimoviç me të cilin luajti për 1 sezon tek skuadra e Los Anxhelos Galaksi.

cunat

Eshli Kol u shpreh se Ibra kishte dy personalitete, pasi me shokët ishte i qetë dhe brilant, por për median ishte ‘ZOTI’. Gjithashtu, ish-mbrojtësi tregon një episod ku midis tyre gati sa nuk ndodhi një përplasje fizike, e cila më pas u shua vetëm me fjalë.

“Ai është njeri me dy personalitete. Me ne shokët e skuadrës ishte i shkëlqyer, shumë i përulur, i qetë por për media ishte Perëndi. Ndonjëherë hynte në dhomat e zhveshjes dhe kritikonte ekipin, fliste se si prekja e tyre e topit ishte si m****, apo nuk vraponin dhe ishin të ngadaltë, por më pas në intervista ai ndryshonte.

Episodi- Një herë ai ngriti duart në ajër drejt meje. Unë i thashë: ‘’uli ato duart … poshtë. Brenda meje mendova se ai mund të kishte ndonjë arsye të zemërohej me mua, por ai nuk duhej të ngrinte duart”, u shpreh Eshli Kol.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *