Ish-ministri i Shëndetësisë: Kosovës i vijnë mbi 100 mijë vaksina në qershor nga COVAX

Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj konfirmon se në qershor vendi i tij do të marrë 100 mijë e 620 doza të vaksinës anti-Covid në qershor.

Zemaj thotë se komunikimi nga COVAX i ka ardhur atij, dhe ai ia ka përcjellë ministrit aktual Vitisë.

Vaksinat që Kosova do të marrë në qershor janë të Pfizer, teksa ditën e djeshme e nisi zyrtarisht vaksinimin në vend me AstraZeneca ku i pari që mori dozën ishte kryeministri Albin Kurti.

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ

Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksines Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shpreh edhe një herë falënderimin e thellë për shtetet mike, organizatat ndërkombëtare dhe vendore si dhe ekipin profesional të Republikës së Kosovës të cilët u angazhuan me muaj të tërë për sigurimin sa më të shpejtë të vaksinave.

Ju faleminderit të gjithëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *